Mbyllet ndeshja tjetër për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, Fagu debuton te Tirana me barazimin ndaj Teutës

Është mbyllur çerekfinalja e dytë në Kupën e Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës. Kjo përballje erdhi me një ndryshim të madh te bardheblutë. Vetëm pak orë para takimit, u njoftua për afrimin e Erbim Fagut dhe njëkohësisht për largimin e Ahmataj.

Kështu, në përballjen e sotme, u gjend pikërisht Fagu në stolin e Tiranës. Një debutim me barazim në transfertën me Teutën, 0-0, ku pavarësisht rasteve dhe mundësive, asnjë ekip nuk arriti të gjente golin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/