Me lot në sy dhe të shokuar, lojtarët e Egnatias të prekur në momentin kur ambulanca transporton trupin e pajetë të Duamenës

Me lot në sy dhe të shokuar, lojtarët e Egnatias të prekur në momentin kur ambulanca transporton trupin e pajetë të Duamenës

Rafael Duamena u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta ditën e sotme. Sulmuesi i Egnatias pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes kundër Partizanit dhe u transportua me urgjenë drejt qendrës më të afërt spitalore. Por 28-vjeçari nuk mundi ta fitojë dot betejën dhe humbi jetën pasditen e sotme.

Një lajm që ka shokuar të gjithë opinionin sportiv në vendin tonë. Dhimbja ka qenë e madhe në kampin e Egnatias. Lojtarët e së ekipit rrogozhinas kanë qenë tejet të prekur dhe me lot në sy në momentin që ambulanca ka shoqëruar trupin e pajetë të Duamenës drejt spitalit të Durrësit, aty ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/