Milani në shkatërrim, Interi në rindërtim! Inzaghit i ofrohet kontrata e re për të firmosur, shtohen edhe 500 mijë euro

Nëse Milani është në shkatërrim dhe ndërron trajner brenda pak kohësh, te Interi vazhdojnë rindërtimin, të korrin suksese dhe të jenë më të qetë se “armiqtë e përjetshëm”. Inzaghi do të luajë sezonin kundër Bayernit të mërkurën, teksa në ndeshjen e parë arriti të fitonte 1-2.

Nga ana tjetër Interi kryeson Serinë A dhe njëkohësisht nuk ka dalë as nga gara e Kupës së Italisë. Duke parë gjithë këto rezultate mbreslënëse, drejtuesit e zikaltërve kanë nxituar që askush të mos e “vjedhë” arkitektin e tyre.

Kontrata aktuale e Inzaghit skadon më 30 qershor 2026, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’i rinovojnë një të re. Gjithashtu do të ketë edhe shtim page, teksa aktualisht Inzaghi përfiton 6.5 milionë euro dhe tani do të marrë 7 milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/