Ndryshime të reja në botën e futbollit, ka lindur një Top i Artë i ri

Ndryshime të reja në botën e futbollit, ka lindur një Top i Artë i ri

Është arritur një marrëveshje mes UEFA-s dhe France Football për organizimin e përbashkët të përzgjedhjes së futbollistëve më të mirë në botë.

Jo shumë kohë pasi Lionel Messi fitoi një rekord të tetë të Topit të Artë, u përhap lajmi se UEFA dhe France Football kishin arritur një marrëveshje për një organizim të përbashkët në të ardhmen.

Organizata e kryesuar nga slloveni Aleksandar ?eferin njoftoi një marrëveshje me grupin Amaury, pronar i L’Équipe dhe France Football, për të ndarë çmimin, diçka që FIFA e bëri nga viti 2010 deri në 2015.

“UEFA dhe Amaury Group, pronar i kompanive mediatike France Football dhe L’Équipe, njoftuan sot një partneritet për të bashkëorganizuar Topin e Artë prestigjioz nga viti 2024. Së bashku, UEFA dhe Amaury synojnë të rrisin statusin dhe shtrirjen globale të çmimin duke nxitur një ndjenjë komuniteti dhe bashkëpunimi brenda komunitetit të futbollit”, thuhet në një deklaratë të UEFA-s. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/