“Nëse ikën tani është pa ambicie, nëse ikën pas Euro24, ka ambicie”! Ish-mbrojtësi i Rubin Kazan flet për Mirlind Dakun: Ka shansin t’i tregojë botës se kush është

Ish-mbrojtësi i Rubin Kazan, Alexey Popov, ka dhënë një mendim rreth Mirlind Dakut. Ky i fundit është lojtari kryesor i ekipit në Rusi, ku pavarësisht nisjes jo të mirë, ka shpërthyer në kohët e fundit me golat e shënuara.

“Unë mendoj se Daku do të shkojë atje ku i japin më shumë para. Nëse te Rubin e paguajnë dy herë më shumë se te Zeniti, qëndron te Rubini. Do të varet nga kushtet financiare. Nuk mendoj se titujt do të jenë të rëndësishëm për të, kush jep më shumë, atje shkon. Për më tepër ka një Europian përpara.

Do të përcaktohet në fundin e sezonit dhe është më mirë kështu për mua. Nëse ka ambicie Daku duhet të pres pas Europianit, t’i tregojë botës se kush është, nuk duhet të hyjë në marrëveshje tani. Nëse nuk ka ambicie, e mbyll marrëveshjen pa ardhur Europianit. Paç fat Daku”, tha Popov. /Sport Ekspres/