Armando Broja mund të provojë një përvojë të re në karrierën e tij, por këtë herë jashtë Anglisë. Me rënien e Bërnleit në Çempionship, e ardhmja e Brojës duket larg Anglisë.
Sipas Xhanluka Di Marcios Kaljari ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar. Ndërkohë, Nikolo Shira ka nxjerrë në dritë edhe emrin e një tjetër klubi të Serisë A. Bëhet fjalë për Udinezen, e cila është gjithashtu e interesuar për transferimin e tij. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Armando Brojës./Sport Ekspres/