Një fillim i ri për Elsi Hysajn te Shqipëria? Pritet me shiritin e kapitenit në Ligën e Kombeve

Elsi Hysaj la pas një Europian jo pak të vështirë. Mbrojtësi shqiptar ishte në qendër të kritikave pas situatës me golin e Barrela në ndeshjen Shqipëri-Itali. Tashmë kjo histori ka kaluar dhe shkodrani është shfaqur sërish në listën e Kombëtares.

Por jo vetëm kaq, duket se fati i ka ardhur Elsit që të mbajë sërish shiritin e kapitenit në krahë. Kjo pasi Etrit Berisha nuk është thirrur nga Silvinjo për këto dy takime, ndërsa nga krahu tjetër, Berat Gjimshiti është rikthyer në Itali për shkakun e një dëmtimi që i heq mundësinë për të luajtur në këto përballje. Kështu shiriti do të kalojë te Elsi Hysaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/