Portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ka shpërthyer menjëherë pas ndeshjes mes Real Madrid dhe Barcelonës. Gardiani i ekipit të drejtuar nga Xavi, nuk e kupton ende sesi nuk u akordua goli i Yamal pasi edhe për topi kishte kaluar vijën. Në La Liga mungon teknologjia “Goal Line” ku arbitri sinjalizohet direkt nëpërmjet orës nëse topi e ka kaluar vijën ose jo dhe për këtë arsye u përdor VAR, që duket se këtë herë gaboi.
“Vasquez ishte shumë inteligjent në rastin e penalltisë, e kërkoi vetë atë. Yamal? Nuk e kuptoj pse nuk mund të kenë para në La Liga për të zbatuar teknologjinë e “Goal Line” që e kanë edhe kampionatet e tjera. Nuk gjej fjalë për ta shpjeguar atë që ndodhi sot. Është një turp për futbollin botëror. Kjo botë e sportit lëviz shumë para, por jo për atë që është më e rëndësishme. Më mungojnë fjalët”, tha Ter Stegen. /Sport Ekspres/