Peshëngritësi shqiptar shkon në Botëror i vetëm, gafa e Federatës së Peshëngritjes e lë pa trajner

Peshëngritësi shqiptar shkon në Botëror i vetëm, gafa e Federatës së Peshëngritjes e lë pa trajner

Një gafë e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka bërë që sportisti Eltjon Kofsha të shkojnë në Botërorin e Peshëngritjes për U20 pa trajnerin e tij. Leonard Toska nuk do të jetë në Guadalahara të Meksikës për të prirë peshëngritësin e tij. Trajneri shqiptar nuk do të jetë përkrahë Kofshës për shkak të një paaftësisë së Federatës.

Institucioni i udhëhequr nga Elez Gjoza nuk ka arritur t’a pajisë trajnerin me vizë për të udhëtuar drejt Meksikës. Për këtë arsye, Eltjon Kofsha, i cili në një moshë fare të re, do të duhet të përballojë i vetëm Kampionatin Botëror të peshëngritjes për moshat nën 20-vjeç./Sport Ekspres/