Zhvillime të reja vijnë nga klubi Chelsea. Mediat ishullore bëjnë me dije se Conor Gallagher-i nuk është pjesë e trajnerit Maresca. Drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë mesfushorit se sapo ekipi të kthehet nga SHBA-të në Londër, ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit të parë.
Një kundërpërgjigje kjo e Chelsea-t si pasojë e vendimeve të fundit të marra nga lojtari anglez. Ky i fundit deri më tani ka refuzuar ofertën e Aston Villa-s dhe të Atletico Madridit, ndërsa në krahun tjetër refuzon të rinovojë kontratën e re.
Të frikësuar për një largim me parametra zero, drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur ta largojnë Gallagher-in nga ekipi i parë. Kujtojmë se mesfushori anglez shihet si mjaft premtues për të ardhmen dhe se së bashku me Brojën, është prodhim i akademisë së Chelsea-t. Për këtë arsye blutë e Londrës e kanë vendosur në listën e lojtarëve për t’u shitur, pasi përfitimi financiar do të ishte i pastër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/