Arbitrimi ka marrë kritika të mëdha në këtë Kupë Bote. Rasti i fundit është gjykimi ndeshjes Argjentinë-Egjipt, jehona e të cilit vazhdon edhe sot. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe trajneri i Francës. Didier Deshampi ka hedhur poshtë hipotezat për favorizim të Argjentinës. Madje ai është shprehur se do të ishte i kënaqur nëse arbitri i përballjes Francë-Marok do të ishte në nivelin e Leteksierir (gjyqtari i sfidës Argjentinë-Egjipt).
“Sigurohem që t’u besoj gjyqtarëve. Shpresoj që z. Tejo dhe asistentët e tij, të cilët do t’i kemi nesër, të jenë po aq të mirë sa z. Leteksier dhe asistentët e tij, të cilët arbitruan një ndeshje tjetër. Natyrisht, gjithmonë ka vendime që mund të jenë të diskutueshme. E gjitha varet nga cila anë je. Por unë e konsideroj Marokun kundërshtarin tim. Nuk do ta konsideroj gjyqtarin si kundërshtar. Përkundrazi, ai është aty për të siguruar që rregullat e lojës të zbatohen sa më drejtë të jetë e mundur”, ka deklaruar Didier Deshampi./Sport Ekspres/