“Shqipëria është me fat që ka Armando Brojën”! Hamdi Salihi: Tani duhet t’i shtojë forcën Kombëtares, vetëm kështu mundet t’ia dalim

Sulmuesi legjendar i Kombëtares, Hamdi Salihi, ka dhënë një intervistë në emisionin Koha Shtesë. Salihi ka folur sa i përket Armando Brojës duke u shprehur se ky sulmues ka potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të bëjë diferencën, por gjithmonë duke i vendosur kualitetet e tij në të mirën e grupit. (Intervistën e plot të Hamdi Salihit në Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Të diskutosh për cilësitë e Brojës është e kot. Është fat i madh që kemi një lojtar shqiptar me karakteristikat e Brojës. Më vjen keq që kaloi dëmtimin më të rëndë për një lojtar, por e menaxhoi mirë me familjen e tij, me miqtë e tij. Tani është rikthyer prapë në nivelet e larta. Por si Broja apo kushdo tjetër, forca e individit është për të ndihmuar grupin, por jo për të bërë gjithçka i vetëm. Tani shpresoj që me Brojën vetëm t’i shtohet forca grupit. Vetëm kështu mundet t’ia arrijmë, pasi edhe nëse kemi kualitete të mëdha dhe nuk kemi grupin, është shumë e vështirë”, tha Salihi. /Sport Ekspres/