Si asnjëherë në histori, asnjë lojtar i Real Madridit nuk thërritet nga Spanja në Botëror

Sezoni me probleme të mëdha i Real Madridit është reflektuar edhe në Kombëtare. Si asnjë herë më parë, Kombëtarja e Spanjës nuk ka përfshirë asnjë lojtarë të klubit madrilen për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja iberike ka shpallur listën zyrtare me të cilën do të provojë të fitojë Kampionatin Botëror dhe ajo që vihet re është mospërfshirja e futbollistëve të Realit. Ndërkohë, në krahun tjetër Barcelona do të përfaqësohet me plot 8 lojtarë në përfaqësuesen spanjolle./Sport Ekspres/