Edon Zhegrova është i vendosur për të qendruar edhe një tjetër sezon te Juventusi. Sulmuesi shqiptar po përpiqet të dëshmojë aftësitë e tij në fushë për të bindur trajneri Spaleti. Ditën e sotme Zhegrova ka qenë protagonist në fitoren minimale 1-0 ndaj Çelsit.
Lojtari nga Kosova realizoi një gol spektakolar ndaj “bluve të Londrës”. Mjaft i bukur sa për të mahnitur tifozët, por jo sa për të ndryshuar mendimin e trajnerit. Spaleti ka deklaruar në konferencë për shtyp se pavarësisht golit, gjëja më e rëndësishme është performanca në fushën e lojës. Trajneri italian ka shtuar se ndeshja zgjat 96 minuta dhe një lojtar i mirë nuk e ul ritmin në asnjë moment.
“Të gjithë janë të kënaqur me golin, por gjëja e rëndësishme është performanca. Ndeshja zgjat 96 minuta dhe qëndrimi ka rëndësi gjatë gjithë ndeshjes. Ai e humbi topin disa herë, por tregoi edhe aftësinë e tij me topin në këmbë. Duhet të punosh çdo ditë për të qenë një lojtar më i mirë të nesërmen. Një lojtar nuk ndalet kurrë së qeni lojtar, për të arritur gjithmonë nivele më të larta”, është shprehur Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/