Të gjithë tifozët grekë sulmojnë Thomas Strakoshës pas gafës së madhe, AEK detyrohet të mbyll komentet

“Do të jetë si në shtëpi”! Kështu tha Alban Bushi kur Thomas Strakosha kaloi te AEK, megjithatë portieri shqiptar nuk po e ndien shumë ambientin e shtëpisë. Përkundrazi, jemi ende në ndeshjet e para të tij me fanellën e AEK dhe situata ka mbërritur në një pikë shumë të ndërlikuar.

Në ndeshjen e fundit në Europë, AEK humbi në shifrat 3-1 ndaj armenëve të Noah. Strakosha ishte përgjegjës për dy gola të pësuar, por goli i shënuar nga portieri i Noah, nga porta në portë, është padyshim makthi i Strakoshës.

Kaq mjaftoi dhe tifozët grekë nuk e kursyen aspak portierin e Shqipërisë duke e sulmuar me komente nga më të ndryshmet. Për këtë arsye AEK reagoi duke mbyllur komentet në llogarinë e saj zyrtare në mënyrë që gardiani shqiptar të mos ndikohet shumë nga ambienti, veçanërisht pas dëmtimit të Brignolit për 3 muaj dhe kështu, Strakosha nuk e ka një zëvendësues. /Sport Ekspres/