Tirana ndodhet në krizë të plotë. Pasi e nisën me shumë rezultate negative sezonin, klubi shkarkoi Shkëmbin dhe afroi Maganin. Një zgjim i lehtë i ekipit, që tani po vazhdon sërish me rezultatet e këqija. Nd?rkohë Tirana ka habitur me vendimin e fundit teksa njofton se ka rikthyer sërish Bledi Shkëmbin.
“Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana.
Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.
KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”, shkruhet në njoftim. /Sport Ekspres/