Ernest Muçi kërkohet nga Beshiktashi. Mediat turke bëjnë të ditura se gjiganti turk ka shprehur interesim për të marrë shërbimet e lojtarit të Shqipërisë.
Sigurisht që problemi kryesor është vlera e kartonit, pasi Muçi nuk lëshohet për më pak se 7 milionë euro. Te Beshiktashi, është trajner Fernando Santos, njeriu që u shkarkua pas humbjes që Shqipëria i shkaktoi Polonisë. /Sport Ekspres/