Vesel Limaj rikthehet në “Abissnet Superiore”, mesfushori i bashkohet kryeqytetasve

Vesel Limaj rikthehet në “Abissnet Superiore” pas një viti larg saj. Mesfushori shqiptar më herët ishte pjesë e Tiranës, nga e cila u largua në janarin e vitit 2023, për të firmosur në Rumani te Hermanstadti. 27-vjeçari në verë u transferua në radhët e Ballkanit, por përvoja e tij në Kosovë ndërpritet përkohësisht pas 6 muajve.

“SuperSport”-i bën me dije se Limaj do të huazohet në kampionatin e Shqipërisë. Më konkretisht, mesfushori do të jetë jetë pjesë e klubit Dinamo. Një përforcim i rëndësishëm për Mehmetin, i cili ishte në kërkim të një mesfushori cilësor dhe me përvojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/