VIDEO/ Asist si me telekomandë që nga mesfusha, fitorja vjen nga këmbët e lojtarit të Kombëtares

Rubin Kazani ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Klubi rus ka mposhtur Dinamon e Moskës me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 19 nga Siveja. Meritë në këtë gol ka edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Nazmi Gripshi.

Ky i fundit ishte personi që dha asist për Sivenë. Gripshi dha një pasim si me telekomandë që nga mesi i fushës, duke regjistruar kështu një tjetër asist me fanellën e Rubin Kazanit. Futbollisti kuqezi po përshtatet mjaft mirë në kampionatin rus, ku ka fituar vendin e titullarit dhe ka marrë rolin e protagonistit në fushën e lojës./Sport Ekspres/