VIDEO/ Fëmijët e Toni Krosit shpërthejnë në lot në ndeshjen e fundit të babait, mesfushori i prek të gjithë me përqafimin e ngrohtë të së bijës

Toni Krosi ka zhvilluar sot ndeshjen e tij të fundit në nivel klubesh. Mesfushori gjerman mori vendimin për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur pas përfundimit të Kampionatit Evropian që do të nisë më 14 qershor.

Krosi ka prekur të gjithë “Santiago Bernabeun”, teksa çastet kur përqafon mes lotësh të bijën e tij kanë qenë vërtetë emocionuese. Tërheqja nga futbolli është përjetuar së tepërmi edhe nga fëmijët e 34-vjeçarit, të cilët kanë shpërthyer në lot në çastin kur i ati i tyre ka lënë fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/