Akuzat e Barcelonës ndaj arbitrave kanë qenë të vazhdueshme këtë sezon, por pritet të shtohen edhe më tepër pas ndeshjes së sotme. Victor Roque u largua me karton të kuq në minutën e 73-të kundër Alavesit, duke lënë të habitur një pjesë të madhe të opinionit sportiv. Futbollisti i Alavesit rrëshket drejt 18-vjeçarit për t’i marrë topin.
Lojtari i Barçës ngriti këmbën për të shmangur një dëmtim të mundshëm. Në këtë moment arbitri nxjerr nga xhepi kartonin e verdhë dhe ia drejton Roque-së. Ky ishte kartoni i dytë i verdhë për futbollistin e Barcelonës, çka e detyroi të largohej përpara kohe nga fusha. Një nga kartonët e kuq më të çuditshëm në histori./Sport Ekspres/
??| SECOND YELLOW CARD FOR VITOR ROQUE. HE’S SENT OFF!!!
— CentreGoals. (@centregoals) February 3, 2024