Struga është larguar me humbje nga transferta e vështirë kundër Sllovan Bratisllavës. Vendasit kanë fituar përballjen e parë të turit të parë të Ligës së Kampionëve me rezultatin 4-2. Vajsi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17, ndërsa në të 36-n Maku dyfishoi shifrat.
Struga u kundërpërgjigj në pjesën e dytë të lojës. Ibraimi shndërroi në gol një 11 metërsh në minutën e 54-t, ndërsa në të 74-tën ishte po ai që riktheh baraspeshën. Megjithatë, në fund golat e tij nuk mundën t’i jepnin një rezultat pozitiv Strugës.
Juraj Kuçka bëri diferencën në minutat e fundit të takimit. Pak ditë më parë ishte në fushë përballë Anglisë në fazën e 1/8-ve të EURO 2024-s, ndërsa sot i dha fitoren Sllvan Bratisllavës. Lojtari 37-vjeçar tundi fillimisht rrjetën në minutën e 85 dhe më pas në të 91-tën fiksoi shifrat përfundimtare në 4-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A je pokoj, Kucka s druhým gólom hlavou, 4:2. pic.twitter.com/9iDiOBKr7T
— NL addict (@FL_addict) July 10, 2024