VIDEO/ Nuk mund të ndodhte ndryshe! Bajrami është i pari që pret Kumbullën, Sasuolo e prezanton me bashkëkombasin e tij

Marash Kumbulla është transferuar sot në radhët e Sasuolos. Mbrojtësi shqiptar do të jetë pjesë e jeshilzinjve deri në fund të këtij sezoni në formë huazimi. Sigurisht që i pari i cili e priti në Sasuolo ishte pikërisht Nedim Bajrami.

Klubi i Serisë A ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Tik Tok” një video ku shihet Nedim Bajrami, i cili merr një telefonatë nga Kumbulla. Mesfushori shqiptar iu përgjigj telefonatës me fjalët: “Përshëndetje! A ke mbërritur tashmë”?/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Watch on TikTok