VIDEO/ Rikthehet “pirati”, Vedat Muriqi tund rrjetën dhe jep asist në fitoren

Vedat Muriqi më në fund është rikthyer në formën e tij më të mirë. “Pirati” ka nisur të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gol. Vetëm 7 minuta në fushën e lojës i kanë mjaftuar për të festuar golin e parë me fanellën e Fenerbahçes në këtë sezon.

Vedat Muriqi zhbllokoi kështu rezultatin dhe i hapn rrugën fitores 4-2 kundër Koniasporit. Sulmuesi shqiptar ishte gjithashtu autori i asistit në golin e 4-t të takimit, që vulosi në edhe fitoren e verdhebluve./Sport Ekspres/