VIDEO/ Ronaldo dhuron “show” edhe 38-vjeç, magjia e portugezit çmend edhe komentatorin arab

VIDEO/ Ronaldo dhuron “show” edhe 38-vjeç, magjia e portugezit çmend edhe komentatorin arab

Shumë menduan se karriera e Ronaldos mori fund pas transferimit në Arabinë Saudite, por portugezi po i dëshmon kritikëve të kundërtën. 5 herë fituesi i Topit të Artë po përjeton një sezon fantastik me Al Nassr-in, ku po shënon në çdo ndeshje që po zbret në fushën e lojës. Ronaldo dhuron “show” edhe në moshën 38-vjeçare.

Ylli portugez ka shënuar sot dy gola në fitoren 3-0 të Al Nassr-it kundër Al Okhdood Club-it. Goli i tij i dytë ishte një parabël që nga gjysmëfusha, që mahniti të gjithë tifozët e pranishëm në stadium. Magjia e tij çmendi edhe komentatorin arab, i cili nuk mund t’i përmbante emocionet në momentin që topi u ndal në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/