VIDEO/ Shmangu takimin me lojtarët, Ronaldo “i tërheq veshin” djalit: Eja këtu dhe tako babain

Ekipi i parë i Al Nassr-it ka nderuar sot skuadrën U13 për fitimin e kampionatit. Futbollistët e klubit arab janë rreshtuar përpara ndeshjes kundër Al Fatehut, duke takuar brezin e ri të lojtarëve. Djali i Cristiano Ronaldos, i cili është pjesë e skuadrës U13, kaloi në mënyrë indiferente, duke shmangur lojtarët.

Ronaldo e vuri re këtë fakt dhe i tërhoqi menjëherë vëmendjen. “Cris, eja këtu dhe tako babain”, i ka thënë portugezi të birit. Ky i fundit ndaloi për një çast, por më pas vazhdoi përsëri rrugën e tij pa e takuar të atin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/