Chelsea arriti të barazojë ndaj Manchester City me shifrat 4-4, në një ndeshje emocionuese ku Armando Broja fitoi penallti në minutën e fundit dhe Palmer shënoi nga pika e bardhë.
Një ditë pas ndeshjes, në rrjetet sociale është shfaqur një video që do të jetë e vështirë që të shpjegohet nga lojtari i Manchester City, Kovaçiç.
Në golin e Palmerit për 4-4, Kovaçiç shtrëngoi grushtat dhe festoi pak golin e ish-klubit të tij.
Kroati tentoi ta fshihte, por videoja nga tribuna tregon qartë gëzimin e tij gjatë golit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
No way Kovacic actually celebrated the Cole Palmer goal ??? pic.twitter.com/CpjCOkFdSI
— TLV (@TheLampardView) November 13, 2023