VIDEO/ Viniciusi nuk ndalet së provokuari tifozët e Atletikos pas kualifikimit: Nuk keni asnjë Champions

Përballja mes Atletikos së Madridit dhe Realit të Madridit ka shkaktuar emocione shumë të forta. “Los blancos” u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas gjuajtjeve të penalltive, pavarësisht se Atletiko bëri gjithçka mundej për të dalë triumfuese nga “Vanda Metropolitano”.

Nuk kanë munguar edhe përplasjet me tifozerinë e Atletikos. Lojtarët e Realit të Madridit kanë festuar përpara tyre, ndërsa Viniciusi nuk i ka kursyer provokimet. Braziliani nisi përplasjen me tifozët që në momentin përpara gjuajtes së penalltive.

“Ne kemi 15 Champions, ku keni 0”, ishin fjalët e drejtuara prej tij në momentin kur u zëvendësua nga Ançeloti. Ndërkohë provokimet kanë vazhduar edhe pasi u sigurua kualifikimi. Vinicius Xhuniori preku numrin 15 në mëngën e tij që tregon numrin e trofeve të fituar, si dhe vendosi në fushë një fanellë të Realit të cilën ua tregonte tifozëve të Atletikos./Sport Ekspres/