“Vijnë te Milani për t’ju dukur mirë CV-ja”, Maldini flet pa doreza për pronarët e Milanit: Nuk e donin Leaon dhe Teo Hernadezin, më kërkuan të fitoja Champions-in

“Vijnë te Milani për t’ju dukur mirë CV-ja”, Maldini flet pa doreza për pronarët e Milanit: Nuk e donin Leaon dhe Teo Hernadezin, më kërkuan të fitoja Champions-in

Paolo Maldini u shkarkua nga detyra e tij në krye të Milanit, pavarësisht se kreu një punë mjaft të mirë me kuqezinjtë. Gjatë periudhës së tij si drejtor i kuqezinjve, skuadra arriti të fitonte titullin kampion si dhe të shkonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, klubi mori vendimin për ta larguar nga detyra. Tashmë, disa muaj më pas, Maldini ka vendosur të thyejë heshtjen për të folur pa doreza për situatën e Milani. Legjenda e futbollit Italian ka deklaruar për “Goal Italia” se pronarët e Milanit nuk kanë vision për të ardhmen dhe thjesht gjenden në atë klub për të pasuruar CV-në e tyre.

“Ka njerëz që thjesht kalojnë në insititucione si Milani dhe nuk kanë një respekt të vërtetë për identitetin dhe historinë e tyre. Ata nuk punojnë për t’i dhënë një vision brezave të rinj të tifozëve. Shpesh janë thjesht figura menaxheriale që vijnë për të punuar në një klub të madh, prestigjoz dhe popullor thjesht për të bërë CV-në e tyre që të duket më mirë dhe të shkojnë më pas diku tjetër.

Pronarët e Milanit më kërkuan një plan për të fituar Ligën e Kampionëve. E përgatita atë, por më pas ata kurrë nuk më dhanë një përgjigje, sepse Kardinale kishte vendosur për të më pushuar. E pashë kriticizmin për marrëveshjen me De Ketelaeren, por ende më kujtohet që Leao, Benaseri dhe Teo Hernandezi nuk u pritën mirë”, ka thënë Paolo Maldini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/