Zyrtare/ Nedim Bajrami transferohet në Skoci, trajneri i Rangers-it: Kemi kohë që e vëzhgojmë, tifozët e njohin nga Europiani

Nedim Bajrami është zyrtarisht lojtar i Rangers-it. Është vetë klubi skocez ai që bën të ditur lajmin përmes faqes zyrtare në ‘web’. Trajneri i gjigantit skocez ka shprehur lumturinë e tij për këtë transferim. Philippe Clement-i ka zbuluar se klubi e ka ndjekur prej kohësh Bajramin.

“Jam i kënaqur të mirëpres Nedimin në klub. Ai është dikush që e kemi vëzhguar me vëmendje për një periudhë kohore dhe jemi të lumtur ta shtojmë atë në skuadrën tonë. Shumë nga mbështetësit tanë do të kenë parë në Kampionatin Europian, si dhe do të kenë ndjekur kur ka luajtur në Serie A sezonin e kaluar.

Nedim është në një moshë e mirë, por që gjithashtu ka përvojë të loje në ndeshje të mëdha dhe ne jemi të kënaqur që ai ka vendosur që Rangers-i është klubi i duhur për të në këtë pikë të karrierës së tij”, ka deklaruar Philippe Clement-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/