Ardian Ismajli ka besnikëri! Tifozët e Empolit nuk do ta harrojnë lehtë kontributin e dhënë nga ky mbrojtës, për këtë fanellë. Lojtari i Shqipërisë është rikthyer nga dëmtimi dhe Empoli është rikthyer te fitorja.
Në javën e fundit të kampionatit, Empoli fitoi në shifrat 2-1 ndaj Parmës dhe është ende në lojë për të shpëtuar nga rënia në Serinë B. Ndërkohë në këtë takim, Ismajli arriti në kuotën e 100 ndeshjeve të luajtura me fanellën e Empolit. Pavarësisht interesimeve për të, Ardiani ka vendosur që të mos lëviz, veçanërisht pas këtij super sezoni të zhvilluar me Empoli, ku interesimet në merkaton e dimrit ishin të larta për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/