Kroacia “shkel” Çekinë me 5 gola, çmenduri në ndeshjen Belgjikë-Uells! Spaleti largohet me fitore nga Italia

Mbrëmja e sotme ka sjellë rebesh golash në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëtor 2026. Kroacia ka “shkelur” Çekinë me rezultatin 5-1. Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Modriçi, i cili, edhe pse në moshën 39-vjeçare, arriti të shënonte gol dhe të jepte një asist. Ndërkohë Italia ka artitur të marrë fitoren e parë në grupin I. Axurrët kanë mposhtur me shifrat 2-0 Moldavinë, duke bërë që Spaleti të largohet me një fitore nga stoli i Kombëtares italiane.

Në krahun tjetër, një ndeshje spektakolare është zhvilluar në grupin J. Një çmenduri në përballjen Belgjikë-Uells, e cila ka përfunduar me shifrat 4-3. Belgët arritë të udhëhiqnin me 3 gola që në minutën e 27, por uellsianët ia dolën që ta dërgonin sërish ndeshjen në baraspeshë, këtë herë në shifrat 3-3. Por ishte De Bryjni ai që i dha fitoren Belgjikës, teksa në minutën e 88 e dërgoi topin në rrjetën e Uellsit për të 4-tën herë në këtë sfidë./Sport Ekspres/