Elseid Hysaj është i pafat, dëmtohet që në ditën e parë të stërvitjes

Mauricio Sarri ka kryer ditën e parë të grumbullimit në Formelo. Skuadra e Lacios ka zhvilluar seancën e parë përgatitore për sezonin e ri. Por gjërat nuk kanë shkuar mirë për Elseid Hysajn. Mbrojtësi shqiptar ishte i pafatë.

Shkodrani është dëmtuar që në grumbullimin e parë të ekipit. Sipas mediave italiane, Hysaj pati një duel të fortë me Noslinin, nga ku mbeti i dëmtuar. Mësohet se lojtari shqiptar ka lënduar kaviljen e tij të majtë dhe ka lënë fushën duke çaluar. Testet mjekësore do të zbulojnë nëse kemi të bëjmë me diçka serioze, apo me një lëndim të lehtë që mund të kalojë shpejt dhe pa probleme./Sport Ekspres/