“Ishte çmenduri”, lojtari i Breidablikut: I sulmuam shqiptarët dhe i treguam se jemi shumë më të mirë se ata

Egnatia është eleminuar nga Liga e Kampionëve që në turin e parë kualifikues të këtij turneu. Breidabliku ka përmbysur humbjen e një jave më parë në Rrogozhinë, duke fituar në Islandë me shifrat e thella 5-0. Autori i dy prej golave të këtij takimi, Agust Thornsteinsoni, ka thënë për mediat islandeze se ekipi i tij zhvilloi një pjesë të parë shembullore. Sipas tij, trajneri e kishte organizuar mjaft mirë këtë ndeshje.

“Ne do t’i sulmonim dhe do të tregonim nëse ishim skuadra më e mirë në futboll dhe mendoj se sot treguam se jemi shumë më të mirë. Pjesa e parë ishte shembullore. Ne i ushtruam presion kudo në fushë dhe mendoj se Dori (trajneri) e organizoi ndeshjen shumë mirë. Ishte thjesht çmenduri.

Nuk kisha ndërmend të tërhiqesha nga gara tani? S’ka mundësi! Nuk kemi mbaruar ende dhe kjo sapo ka filluar”, ka deklaruar Agust Thornsteinsoni./Sport Ekspres/