Erbim Fagu do të jetë trajneri i ekipit U19 të të ADO Den Hagës. Ish-trajneri i Tiranës ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Facebook” se do të jetë në krye të pankinës së klubit holandez në sezonin e ardhshëm. Fagu ka shprehur mirënjohjen e tij për dhënien e kësaj mundësie, të cilën po e pret me padurim.
“Sezoni i ri fillon këtë fundjavë dhe unë jam i lumtur të njoftoj se do të marr rolin e trajnerit të parë për ADO Den Hag U19-n në sezonin e ardhshëm. Kjo mundësi ofron një rrugë të rëndësishme për të punuar me lojtarët e rinj të talentuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e në suksesin e tyre. Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që kam marrë deri më tani dhe me zor po pres të nisem në këtë rrugëtim të ri”, ka njoftuar Erbim Fagu./Sport Ekspres/