Egnatia e Nevil Dedes ka shkatërruar Elbasanin në shifrat 4-0, në ndeshjen e Final Four. Elbasani ishte kandidati kryesor për të fituar titullin kampion, por Egnatia i ka dhënë një shuplakë të madhe. I ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, menaxheri i njohur Roland Celmeta, nuk u shfaq shumë i surprizuar nga situata.
“E prisja fitoren e Egnatias, e dija. Dikush do të thotë pse? Sepse ka një trajner shumë potent si Nevil Dede. Elbasani ishte mësuar me Egnatian e Tetovës, me Egnatian që priste dhe dilte pjesë-pjesë në sulm, ndërkohë Nevili Dede ndryshoi cdo gjë dhe ja rezultati sot”, tha Celmeta. /Sport Ekspres/