Cekia fiton në miqësoren ndaj Kosovës, dardanët humbasin ngushtë në Pragë

Cekia ka arritur të fitojë në shifrat 2-1 kundër Kosovës. Një fitore e ngushtë e cekëve të cilët shënuan të parët me anë të Ladras në minutën e 12. Ndërkohë Hlzoek, arriti të shënonte edhe golin e dytë të takimit në të 32.

Një pjesë e parë e cila i përkiste vendasve, të cilët krijuan shumë raste të pastra shënimi. Në pjesën e dytë, me ndërrimet e shumta nga ana e cekëve, Kosova nisi të luante futboll. Disa raste u krijuan nga ekipi shqiptar dhe në të 80, Emërllahu do të ngushonte shifrat. Megjithatë ky gol i shërbeu vetëm statistikave, teksa në fund u anulua edhe një tjetër gol për cekët. /Sport Ekspres/