“Mendova se do ta fitoja Topin e Artë 2025”, Lamin Jamali: Le të shohim nëse ky vit është i imi

Lamin Jamali ka folur së fundmi për çështjen e Topit të Artë. Sulmuesi spanjoll ka treguar se mendonte se do të shpallej fitues i Topit të Artë për vitin 2025. Megjithatë, tashmë, një vit më vonë, e ka kuptuar se ishte më mirë për të që të mos fitonte një trofe kaq të rëndësishëm në një moshë aq të re.

“Mendova se do ta fitoja atë ditë në vitin 2025 për shkak të shumë gjërave që ndodhën. Duke parë pas, mendoj se ishte shumë mirë për mua që e fitoi Dembeleja.

Përveç ndihmës që më dha për t’u rritur personalisht, nuk mendoj se ishte koha e duhur për mua ta fitoja, sepse isha ende fëmijë dhe ndoshta nuk do ta kisha vlerësuar se çfarë do të thotë vërtet të fitosh një Top të Artë. Le të shohim nëse ky vit është i imi”, është shprehur Lamin Jamali./Sport Ekspres/