PSV-Borusia Dortmund ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Skuadra gjermane kaloi në avantazh në minutën e 24-t me anë të Malenit, por e pësoi në pjesën e dytë të takimit. Humels rrëshqet në zonën e tij, duke prekur qartësisht topin e më pas edhe këmbën e lojtarit kundërshtar.
Arbitri serb, Jovanoviçi, akordoi 11 metërsh, i cili u shndërrua më pas në gol nga De Jongu. Polemikat kanë qenë të shumta, teksa ekspertë të futbollit, e kanë konsideruar ndërhyrjen e Humlesit si të rregullt dhe këtë penallti si të padrejtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Penalty or no penalty? ?
Our rules expert @ChristinaUnkel weighs in on the foul called on Borussia Dortmund’s Mats Hummels. pic.twitter.com/YBv6ysybYO
— CBS Sports Golazo ?? (@CBSSportsGolazo) February 20, 2024