Euro24 po afron gjithmonë e më shumë, teksa këtë herë do ta përjetojmë si në 2016. Jo duke bërë tifoz për Italinë, Gjermaninë apo Kombëtaret e tjera, por për Shqipërinë tonë. Për më tepër që objektivat janë rritur më tepër te kjo Shqipëri pas performancave fantastike që ka zhvilluar në kualifikueset e Europianit.
Silvinjo ka bërë një revolucion të vërtetë te kuqezinjtë. Ndoshta baza është e njëjtë me kohën e Rejës, por lojtarët janë transformuar aq shumë sa tanimë nuk njihen. Tani është e qartë edhe lista e lojtarëve që do të shkojnë në Gjermani, është publikuar nga ana Shqipërisë nëpërmjet FSHF.
Por UEFA ka publikuar së fundmi është një listë për lojtarët më të rinjë në moshë të cilët do të jenë pjesë e këtij Europiani. Ajo kryesohet nga një talent i Shqipërisë, por jo për shkak të moshës, sepse ka lojtarë të tjerë të cilët janë në moshë më të vogël.
Bëhet fjalë për Medon Berishën, i cili është 20-vjeç. Ky lojtar është pjesë e Lecce në Serinë A, ndërsa në ndeshjet e fundit ka marrë më shumë minuta pas ndërrimit të trajnerit. Madje ishte pikërisht Medoni që nuk e priste një ftesë të Silvinjos, duke e pranuar në mediat italiane se ishte e pamundur që kjo mundësi t’i vinte pasi ishin të tjerë lojtarë ata që kishin bërë rrugëtimin deri këtu.
Por për fatin e tij të mirë, Silvinjo e mendoi ndryshe. Ndërkohë në këtë listë gjenden talente të mëdhenj europian si Xavi Simons, Lamine Yamal apo Semih Kilicsoy. /Sport Ekspres/