Mario Mitaj luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e tij të parë me Al Itihadin. Mbrojtësi shqiptar debutoi në një përballje kundër Al Ainit, të vlefshme për Kupën e Mbretit. Lojtari i talentuar ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, duke marrë vlerësime edhe nga ish-lojtarë arabë. Khaled Al Shenifi është shprehur se Mitaj do të jetë ndër lojtarët e huaj më të mirë në kampionatin saudit.
“Mario Mitaj është një lojtar i kompletuar dhe do të jetë një nga të huajt më të mirë në Arabinë Saudite në të ardhmen”, ka thënë Khaled Al Shenifi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/