Një rezultat befasues ka ardhur në ditën e sotme në Bundesligë. Bayern Leverkusen nuk ka dalë më shumë sesa barazimi 2-2 ndaj vendit të parafundit në renditje, Holstein Kiel. Ekipi i Alonso mbërriti në këtë takim me moralin e lartë. Kjo pasi arriti të fitoi ndaj Milanit në shifrat 1-0, duke përballuar gjithë kapacitetin e italianëve dhe sulmet e tyre të vazhdueshme në pjesën e dytë, për të mbajtur rrjetën e paprekur.
Trajneri i Leverkusen e vlerësoi së tepërmi mbrojtjen dhe faktin se skuadra e tij nuk po pësonte. Megjithatë në kampionat kundër Holstien Kiel ishte një tjetër histori. Pasi kaloi në avantazhin 2-0, vendasit u befasuan nga kundërshtari që ngushtoi diferencat me anë të Geeschëill në minutën e 45 dhe në të 69 barazoi me atë të Arp nga 11 metrat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/