Kur kanë mbetur edhe pak nga ndeshja mes Cekisë dhe Shqipërisë, le të rikujtojmë skenën e fundit nga mesfushori shqiptar, Qazim Laci, në Ceki. Sparta e Pragës ku gjenden disa lojtarë shqiptarë, ka humbur në derbi me Slavian e Pragës, 2-1.
Në fundin e ndeshjes, ka pasur një shpërthim nervash për “luanin” e Kombëtares, Qazim Laçin. Rrallëherë e shihni këtë njeri të shpërthejë, por në momentin kur e bën, nuk ka ndërmend të lëshojë pe dhe tërhiqet duke u futur me zemër. I provokuar nga festa e kundërshtarit para syve të tij, Qazim Laci donte t’i jepte një mësim, por fatmirësisht ishte Albion Rrahmani që po e përmbante duke e njohur temperamentin e shokut të tij. /Sport Ekspres/