Shqipëria ka marrë një tjetër humbje në mbrëmjen e djeshme kundër Çekisë. Kuqezinjtë janë mundur në shifrat 2-0, duke mos krijuar shumë histori në këtë takim. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri dhe lojtarët janë shprehur të kënaqur për faktin se kundërshtari po festonte si të kishte mundur Brazilin apo Gjermaninë, pasi kjo nënkupton rritjen e Shqipërisë. Por legjenda Sokol Kushta, ndan një tjetër mendim.
“Në këtë sfidë bëmë dy hapa mbrapa. Një në lojë dhe e dyta në mendime. E para që luajtëm shumë dobët dhe duhet të rivijmë aty ku e nisëm. E dyta që më shqetëson shumë është që në intervita lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtorë, por vazhdojnë me justifikime. Sa më shpejt të rikthehet ekipi aty ku e meritojnë tifozët kudo që janë”, shkruan Kushta. /Sport Ekspres/