Shqipëria tregon se nuk është ekip për Ligën C, kuqezinjtë e mbyllin në vendin e parë Ligën e Kombeve

Shqipëria ka luajtur sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë në transfertë në një sfidë që do të përcaktonte edhe vendin e parë në grup. Ekipit tonë kombëtar i mjaftonte edhe një barazim, por siç tha edhe Marani përpara ndeshjes, në fushë do të luhej vetëm për fitore.

Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. Shqipëria triumfoi bindshëm me shifrat 0-2. Manaj zhbllokoi shifrat në minutën e 28, ndërsa Hysaj vulosi shifrat përfundimtare në 0-2 me golin e shënuar në minutën e 57. Kuqezinjtë e mbyllën kështu grupin në vendin e parë me 15 pikë, duke dëshmuar në fushë se nuk janë një ekip për ligën C./Sport Ekspres/