“Komshiu e ndihmon komshiun”! Eduart Zhupa e sheh Tiranën të avantazhuar: Lufta e Dinamos fillon në Final Four

Tirana rrezikon shumëcka në javën e fundit të Superiores. Bardheblutë do të tentojnë dhe japin gjithçka nga vetja për të mos rënë nga kategoria. Një fitore është detyrimi i bardhebluve në mënyrë që të shpëtojnë nga rënia dhe të sigurojnë vendin e Play Out.

Por për të mbërritur deri në këtë pikë, Tirana duhet që të fitojë me Dinamon. I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”, Eduart Zhupa u shpreh se Tirana është e avantazhuar në krahasim me rivalët e mbijetesës. “Tiranën e shoh më të avantazhuar se të tjerët. Në këto momente, komshiu e ndihmon komshiun. Dinamo do të luajë edhe këtë herë sic ka bërë më parë, për mua lufta e vërtetë e Dinamos do të fillojë vetëm kur të nis Final Four dhe Tirana ka shumë mundësi për të shpëtuar me Play Out”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/