“Nuk kam luajtur njëherë me Thuram-Lautaro në derbi kundër Milanit”, Inzaghi flet pas humbjes: Nuk ka vend për alibi, por jemi të lodhur fizikisht

Milani ka arritur të fitojë një tjetër derbi kundër Interit në kohën e Conceicaos. Këtë herë kuqezinjtë kanë mundur 3-0 zikaltërit dhe kanë arritur që të kalojnë në finalen e Kupës së Italisë. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka pranuar humbjen dhe ka kërkuar që të karikojë lojtarët e tij.

“Jemi të lodhur padyshim, ka lodhje fizike dhe mendore. Zgjodhëm që të ecnim në rrugën e përpjekjes për të fituar tre Kupa. Kemi pasur shumë momente të shkëlqyera, por sot jo edhe aq. Na vjen keq për tifozët, ky është futbolli.

Duhet të përgëzojmë Milanin, portieri i tyre bëri një pritje të bukur. Kishim shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam, pjesa e dytë ishte më e keqe. Nuk jemi mësuar të humbasim kështu radhazi, por duhet të analizojmë gabimet tona.

Nuk po na ndihmojnë lojtarët e stolit? Nuk është koha për të folur dhe menduar për këtë. Unë nuk kam pasur kurrë mundësi të luajë një derbi kundër Milanit me Lautaron dhe Thuram. Në Superkupë mungoi Thuram, pastaj mungoi Lautaro dhe tani mungon sërsih Thuram”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/