Vlerësimet janë të mëdha për Ernest Mucin në Turqi. Pas një paraqitje fantastike në ndeshjen debutuese, lojtari shqiptar dha kontribut edhe në ndeshjen e djeshme kundër Konyaspor, ku dhuroi një asist.
Ish-lojtari turk Erman Toroglu, e ka ngritur në piedestal figurën e Mucit. “Do të jetë shumë i dobishëm për Beshiktash. Ai godet topin nga vendi, në një distancë shumë të shkurtër, është i rrezikshëm për mbrojtësit dhe portierët. Godet mirë kur ndodhet në zonën afër portës dhe është shumë i rrezikshëm për kundërshtarët sa kalon mesfushën”, tha Toroglu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/