Një çudi e madhe po ndodh me Kristjan Asllani dhe karrierën e tij. Dikur shihej si një nga mesfushorët më të talentuar te Interi dhe prezenca ishte e tillë aq sa në ndeshjet e para miqësore përgatitore, Di Marco i kërkonte lojtarëve të Interit që të largoheshin pasi goditjen e dënimit do ta ekzekutonte Kristjan Asllani.
Besimi ishte i tillë, kaq i madh te lojtari shqiptar, por mungesa e minutave e kthehu Asllanin në një lojtar të zakonshëm. Disa vite më vonë, te Interi, po përgatiten për sezonin e ri dhe Asllanit i është thënë se nuk ka vend në ekip dhe duhet të largohet.
Sipas mediave italiane, Chivu e ka përdorur shqiptarit vetëm njëherë në një ndeshje përgatitore dhe stërvitore në Gjermani, jo e rëndësishme dhe Asllani nuk ka luajtur si mesfushor, por si qendërmbrojtës.
Në media u fol se pas ndeshjes së sotme, Inter-Monza, do të mbyllet edhe huazimi i Asllanit te kundërshtari. Megjithatë situata vazhdon të vështirësohet pasi në raportimet e fundit thuhet se vetë lojtari e dëshiron shumë Serinë A, por deri tani nuk ka asnjë ekip të Serisë A të interesuar për të, përfshirë këtu edhe Monzan. /Sport Ekspres/