“E ndiej, erdhi momenti”! Pep Guardiola nuk do të jetë më trajner, nis punën e re te Manchester City

Tani nuk ka më dyshime. Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht se Pep Guardiola do të largohet nga posti i trajnerit në fund të këtij sezoni. Pas 10 vitesh të jashtëzakonshme në “Etihad”, tekniku katalanas ka vendosur të mbyllë ciklin e tij më të suksesshëm, ku fitoi plot 20 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe Champions League-n e parë në historinë e klubit.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Guardiola u shpreh se e ndiente thellë brenda vetes që ky ishte momenti i duhur për t’u larguar. Megjithatë, ai nuk do të shkëputet plotësisht nga strukturat e klubit, pasi do të mbajë rolin e Ambasadorit Global për “City Football Group”.

Ndeshja e kësaj të diele ndaj Aston Villa-s do të jetë e fundit për Pep në krye të pankinës, ku tifozët po përgatisin një lamtumirë madhështore për trajnerin më të mirë të historisë së tyre. /Sport Ekspres/